
Një refren shpeshherë i dëgjuar dhe i kthyer në monoton ai i ndarjes së Hysajt me Napolin, por këtë herë duket të jetë tjetër historia.
Sipas asaj që raporton “Rai Sport” në orët e fundit, klubi italian është hedhur në sulm, për të nënshkruar me mbrojtësin e djathtë të Çelsit, Zapakostën. Mesa duket diçka është duke lëvizur në ambientin e Napolit, që më parë ia besonin të vetëm vendin shkodranit, duke mos investuar asnjë lekë në atë krahë.
Madje mund të thuhet se Hysaj e ka humbur pozicionin e tij edhe në këtë kohë, pasi Makult është preferuar si titullar nga Ançeloti në kohët e fundit. Duke marrë parasysh këtu edhe ardhjen e Zapakostës te Napoli, atëherë dikush duhet të largohet prej mbrojtësve.
Makult sapo ka ardhur në këtë merkato, ndërsa historia e Elseid Hysajt dhe Napolit mund të mbyllet në janar. Interesimet për të marrë shërbimet e shqiptarit janë të mëdha, po aq sa dëshira e këtij njeriu për të nisur një aventurë të re./Shqiperia.ch/