
Florent Hadërgjonaj është futbollisti i fundit që i është bashkuar Kosovës dhe grupit të Shalandit, që kërkon kualifikimin në Europianin e ardhshëm. Lojtari në fjalë kishte pak hapësira te Zvicra, duke e ndërruar vendimin e tij me dardanët.
Urimet për Hadërgjonajn kanë qënë të shumta, por ajo që mund të veçohet është ajo e sulmuesit të helvetëve dhe Shalkes, Breel Embolo. I rritur me shqiptarët e shumtë te Bazeli, nuk kishte sesi Embolo të mos dinte pak nga gjuha shqipe. Madje Taulant Xhaka ka qënë pika e tij e dobët, duke e ndihmuar shumë herë në “përleshjet” që mesfushori i Kombëtares bënte në fushë.
“Për hajër”, ishte ky komenti i sulmuesit të Shalkes në njoftimin që Hadërgjonaj ka bërë në “Instagram”, se do t’i bashkohej Kosovës. I menjëhershëm ka qënë edhe reagimi i futbollistit të ri të dardanëve: “Hajër paç”. /Shqiperia.ch/