You are here
Home > Boks > E kërkon me ngulm titullin kampion, Rrustemi gjen një “luftëtar” me…42 humbje

E kërkon me ngulm titullin kampion, Rrustemi gjen një “luftëtar” me…42 humbje

Ditën e nesërme boksieri shqiptar, Erzen Rrustemi, do të zbresë në ring për të luftuar me hungarezin Jozsef Kormany. Rregullat janë të qarta: “Nëse nuk bën 1 ndeshje në vit, atëherë përjashtohesh nga gara e boksit”.

Kështu Rrustemi ka kërkuar që të rishpallet kampion bote, në një divizion deri diku të panjohur, “Gbu Wbf”, me një ndeshje ndaj Kormany. Hungarezi në fjalë nuk shquhet për ndonjë luftë burrërore dhë të fortë, madje në shumë raste shërben edhe si “lodër” për kundërshtarët.

Kjo pasi vazhdimi i sportit të boksit nga ana e tij, teksa në 61 ndeshje ka marrë 19 fitore dhe 42 humbje, kërkon një guxim të madh, nëse nuk do të quhet idiotësi. Kormanyt i pëlqen një gjë e tillë, për t’u kthyer në “viktimën” e rivalëve. I rradhës do të jetë Erzen Rrustemi, që një përballje të tillë e ka të fituar që pa hyrë në ring.

Pa dashur të hamëndësohet asgjë, por zgjedhja e kundërshtarëve të tillë shton llogjikisht dyshimet për atë që pritet të dhurohet në arenë. Pasi kemi parë edhe renditjen e Jozsef Kormany në ranglistën e boksit ”Boxre”, rezulton se atje hungarezi renditet në vendin e 935. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top