You are here
Home > Futbolli Shqiptar > E kërkon e gjithë Suedia, Aliti i Kosovës firmos kontratën e re pas Superiores

E kërkon e gjithë Suedia, Aliti i Kosovës firmos kontratën e re pas Superiores

Një nga mbrojtësit më në formë të momentit në Shqipëri ishte Fidan Aliti. Futbollisti i përfaqësueses së Kosovës këtë sezon ka treguar një formë të lartë fizike, teksa tek skuadra e Skënderbeut të Korçës ishte një ndër më të mirët.

Me fanellën e Kosovës, Aliti gjithashtu ka bërë një arritje tepër të pëlqyeshme, ku është shndërruar në një nga shtyllat e prapavijës dardanase. Ky rendiment i tij nuk do të kalohej lehtë pa u vënë re nga ekipet e huaja, teksa për të kishte një interesim të lartë nga klubet skandinave.

Tashmë është bërë zyrtare se Fidan Aliti  është bërë pjesë e skuadrës së Kalmarit në Suedi. Kujtojmë që ky ekip ka mposhtur konkurrencën e shumë klubeve të tjera suedeze të cilat prej kohësh ishin vënë në gjurmët e shqiptarit. Mesa duket tek Kalmari, Aliti është pritur mjaft mirë, pasi edhe kjo skuadër kishte nevojë për një mbrojtës të tillë. Lojtari dardanas duket se ka bërë një hap të rëndësishëm në karrierën e tij dhe me atë çka ka treguar gjatë kësaj kohe, do t’ja dalë të jetë vendimtar për prapavijën e Kalmarit. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top