You are here
Home > Futboll Bota > E kërkoi me “këmbë e me duar”, tërhiqet Gerrard: Grezda ka aktruar pak!

E kërkoi me “këmbë e me duar”, tërhiqet Gerrard: Grezda ka aktruar pak!

Rangersi ka barazuar ne takimin ndaj Spartakut të Moskës me rezultatin 0-0, në sfidën e luajtur dje për “Europa League”.

Eros Grezda u kthye në personazh gjatë takimit ndaj ekipit rus, ku i mjaftuan vetëm 22 minuta loje. Dy herë si protagonist me dy gola që mund të finalizoheshin me sukses nga ana e futbollistit të Kombetares. Gjithashtu, ky i fundit pretendoi një penallti, pas një kontakti në zonë.

Gerrard ishte një nga kryesorët që kërkoi me ngulm atë penallti me “këmbë e me duar”, por me vonë, vetë tekniku që shprehet se pati një aktrim nga ana e lojtarin

“Nuk i kam parë ende pamjet të rintransmetuara, gjithsesi mund të them që nga fusha dukej që kishim të bënim me një penallti. Por, duhet të them se pati pak aktrim edhe nga ana e lojtarit tonë”, u shpreh Gerrard. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top