
Jahmir Hyka e mbylli aventurën e tij në Amerikë me ekipin e San Earthquakes. Pavarësisht se tifozët e adhuronin shtatshkurtrin shqiptar, me klubin nuk u arrit marrëveshja për vazhdimësi.
Prej disa kohësh futbollisti shqiptar ka ardhur në vendlindje, për të qenë më afër familjarëve të tij. Gjithashtu Hyka është duke vazhduar stërvitjen personale, duke mos pasur ende një skuadër për të cilën të aktivizohet. Interesimet nuk kanë munguar, por ato në formë zyrtare janë disi të vogla. Drita ishte skuadra e fundit që kërkojë të merrte Jahmirin, por përgjigja e këtij të fundit ishte negative, pasi kërkon më tepër në karrierën e tij.
Në “Ligën e Kombeve”, Hyka arriti të merrte edhe shiritin e kapitenit te Shqipëria, ndërsa i është dhënë hapësira e nevojshme me Panuçin në krye. Më shumë pritet nga ky lojtar, që ka kualitetin e nevojshëm për të bërë diferencën në ndeshje. /Shqiperia.ch/