
Sokol Cikalleshi është dëmtuar gjatë takimit të sotëm, atje ku Akhisaspori është përballur ndaj Kashimpashas në Kupë.
Do të ishte skuadra e sulmuesit shqiptar, Akhisaspori që do të kalonte më tej, pas fitores me rezultatin 1-2 në këtë takim dhe asaj me shifrat 3-1 në të parin. Megjithatë festa nuk do të ishte e plotë për lojtarin e Kombëtares, që është larguar i dëmtuar nga fusha.
Nëpërmjet një njoftimi në “Instagram”, Cikalleshi lajmëron se në ditën e nesërme, do të mësohet edhe shkalla e dëmtimit të tij, për të parë mungesën në fushën e blertë. /Shqiperia.ch/