You are here
Home > Futboll Bota > E keqja nuk ka fund, Eros Grezdën e dërgojnë te të vegjlit e gjigandëve skocez

E keqja nuk ka fund, Eros Grezdën e dërgojnë te të vegjlit e gjigandëve skocez

Eros Grezda po përjeton një nga momentet më të vështira të karrierës. Futbollisti shqiptar nuk arriti të linte gjurmë me Rangersin, në atë mundësi që duhej të rezultonte si e artë për të.

Trajneri Gerrard i ka mbyllur të gjitha llogaritë me sulmuesin e Kombëtares, megjithëse ky i fundit është ende pjesë e ekipit. Por këtë herë është dërguar te të vegjëlit e Rangersit, për t’u stërvitur dhe luajtur aty, derisa të largohet përfundimisht. Në ditën e djeshme ishte pjesë e takimit ndaj akademisë së Straner, atje ku u aktivizua si titullar dhe ndeshja u fitua 0-2. Sipas të gjitha mundësive do të vijë një transferim në Francë, por mungon ende një marrëveshje zyrtare. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top