
Eros Grezda po përjeton një nga momentet më të vështira të karrierës. Futbollisti shqiptar nuk arriti të linte gjurmë me Rangersin, në atë mundësi që duhej të rezultonte si e artë për të.
Trajneri Gerrard i ka mbyllur të gjitha llogaritë me sulmuesin e Kombëtares, megjithëse ky i fundit është ende pjesë e ekipit. Por këtë herë është dërguar te të vegjëlit e Rangersit, për t’u stërvitur dhe luajtur aty, derisa të largohet përfundimisht. Në ditën e djeshme ishte pjesë e takimit ndaj akademisë së Straner, atje ku u aktivizua si titullar dhe ndeshja u fitua 0-2. Sipas të gjitha mundësive do të vijë një transferim në Francë, por mungon ende një marrëveshje zyrtare. /Shqiperia.ch/