
Gjobë 400 mijë euro dhe ekip tërësisht me të rinjtë e akademisë. Ky do të ishte vendimi i menjëhershëm dhe dramatik i presidentit grek të Olympiakos. Rezultatet e dobëta nuk u përtypën dot më tej nga Moralis, i cili vendosi të dënoi të gjithë skuadrën. Presidenti akuzoi 5 muaj më parë në mënyrë të drejtpërdrejt lojtarët e tij. Sipas Moralis, lojtarët kujdesen më tepër për shtëpitë dhe makinat e tyre të bukura sesa për rezultatet.
“Futbollistët janë të interesuar vetëm për shtëpi dhe makina të bukura, pa pasur respekt për klubin. Unë kam paguar miliona për ju, por e shoh se nuk kanë qenë faji i tre trajnerëve që kam ndërruar rezultatet negative që kemi marrë. Ishte faji i futbollistëve dhe tashmë më duhet të thërras lojtarët e rinj. Unë do të rindërtoj Olympiakos nga themelimet e saj dhe do ta bëj ekipin që ne të gjithë presim.”- ka thënë presidenti.
Në sezonin e ri 2018/2019 Olympiakos ka rritur 3 fitore në po aq ndeshje. Sezonin e shkuar skuadra e greke e mbylli kampionatin në vendin e tret pas AEK-ut kampion dhe PAOK-ut në vendin e dytë./Shqipëria.ch/