You are here
Home > Futbolli Shqiptar > E kanë kuptuar edhe tifozët e Liverpulit: Shaqiri titullar ndaj Zvezdës? Gati për shqiponjën

E kanë kuptuar edhe tifozët e Liverpulit: Shaqiri titullar ndaj Zvezdës? Gati për shqiponjën

Ai festim me shqiponjë i Xherdan Shaqirit në golin e realizuar ndaj Serbisë në Botërorin e Rusisë, morri vëmendjen e gjithë mediave më prestigjoze.

Tashmë e gjitha ajo skenë sillet në rikujtesë, ndërsa futbollisti shqiptar do të jetë nga minuta e parë në përballjen ndaj Crevena Zvezdës. Në dyshime të mëdha ishte Klop për të aktivizuar Shaqirin, ndërsa duhet theksuar fakti se për të ka një ngarkesë më të madhe në këtë takim, duke parë emrin e kundërshtarit.

Megjithatë, tekniku shqiptar i besoi shqiptarit nga minuta e parë, në ndeshjen e vlefshme për “Champions League”. Këtë herë janë tifozët e Liverpulit, që nëpërmjet disa postimeve në “Twitter”, shprehen se tashmë Shaqirit i mungon vetëm festimi më shqiponjë. A do ta përsëris edhe në ditën e sotme? Ngelet të shihet… /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top