You are here
Home > Kombëtarja > E kalon vetëm “përbindëshi” Zapata, çfarë vlerësimi nga italianët për Berat Gjimshitin

E kalon vetëm “përbindëshi” Zapata, çfarë vlerësimi nga italianët për Berat Gjimshitin

Ditën e djeshme janë luajtur disa ndeshje në kampionatet e ndryshme elitare të Europës. Ndër to, ajo që përbën lajmin kryesor ishte eliminimi i skuadrës së Juventusit nga Atalanta sa i përket Kupës, teksa këta të fundit arritën të mposhtnin “zonjën e vjetër” me rezultatin 3-0.

Ekipi i Bergamos arriti t’i shkaktonte Juventusit humbjen e parë për këtë sezon futbollistik nga një ekip italian dhe për pasojë bardhezinjtë mbeten jashtë Kupës së Italisë. Ajo çka ra në sy në këtë sifdë ishte paraqitja e lartë e mbrojtësit tonë të Kombëtares, Berat Gjimshiti. 25-vjeçari arriti të tregonte edhe një herë aftësitë e tij, ku në këtë përballje arriti të mbante larg portës yllin Kristiano Ronaldo.

Menjëherë pas përfundimit të sfidës, mediat italiane thurën mjaft lëvdata për djemtë e Gasperinit, ku gjithashtu “Calciomercato” publikoi edhe notat e lojtarëve. Tek skuadra e Atalantës, si futbollisti më i mirë i kësaj përballje, u vlerësua “përbindëshi” Duvan Zapata me notën 7.5, pasi me dy golat që realizoi, i dhuroi të tijve fitoren.

Pas tij me notën 7 u vlerësua pikërisht mbrojtësi kuqezi, Berat Gjimshiti, ndërsa paraqitja e shqiptarit përshkruhet si një ndeshje ku tregohet mjaft mirë eksperienca e lartë. Gjithashtu u theksua fakti se Gjimshiti ishte shumë pozicional dhe se nuk i la shumë hapësira sulmuesve të Juventusit për të konkretizuar aksionet e tyre. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top