
Atalanta ka arritur të fitojë me rezultatin 0-5 ndaj Frosinones, në një takim që fituesi nuk është diskutuar për asnjë moment të vetëm.
Rolin e protagonistit e kishte padyshim Duvan Zapata, që i vetëm ka arritur të shënojë 4 gola. Në golin e tretë të takimit, pasimi këtij sulmuesi do t’i vinte nga ana e Berat Gjimshitit. Shumë vlerësime ka pasur edhe për mbrojtësin shqiptar, që ka treguar se e meriton besimin e trajnerit.
“Bergamopost” e ka vlerësuar me notën 7 paraqitjen e Gjimshitit, që është më e larta, pa e përfshirë këtu “përbindëshin” Zapata. “Pjesën e parë e ka komplet në kontroll. Për t’u duatrokitur në pasimin e Zapatës. Luajti në vendin e Palominos dhe nuk u shpërfytyrua, duke konfirmuar se është një element ku mund të besosh shumë”, është ky përshkrimi për shqiptarin. /Shqiperia.ch/