
Në javën që sapo lamë pas mund të themi lehtësisht që Enea Mihaj, lojtari që debutoi me Shqipërinë ndaj Skocisë, e teproi dhe i kaloi të gjitha caqet.
Nëse gabon njëherë, atëherë mund të themi se kemi të bëjmë me një episod që falet lehtësisht, duke parë përpara. Por nëse gjërat nisin të përsëriten, atëherë situata ndryshon.
Këtë është duke e menduar në këtë mënyrë trajneri Traianos Dellas i Panetolikos. Sa herë që skuadra e tij kryeson, do të jetë një prekje me dorë e qendërmbrojtësit Mihaj, që do të shkaktoj penallti brenda zonës dhe do të rindezi ndeshjen.
E ka bërë ndaj Xanthis dhe Lamias këtë gjë dhe në skuadrën greke nuk kanë ndërmend të presin më gjatë, për t’i treguar futbollistit shqiptar, që detyra e tij është të luaj futboll dhe jo ”volejboll”.
Sipas asaj që transmeton “Sportsroom.gr”, Enea Mihaj ka shumë gjasa që të ulet në stol në takimin e radhës, duke parë performancat dhe gabimet e kryera në ndeshjet e kaluara. /Shqipëria.ch/