
Nëse flasim për Shqipërinë e Europianit, atëherë të gjithë të flasin për De Biazin. Megjithatë, duke harruar faktin se pa Tramezzanin, ndihmës trajnerin që hyri aq thellë në zemrën e shqiptarëve, De Biazi nuk mund të funksiononte. Pra, dy arkitektë ishin ata që bën historinë me kuqezinjtë.
Këtë e tregoi vetë koha, teksa Shqipëria nuk po arrinte më të njëjtat rezultate, me largimin e Paolo Tramezzanit. Tashmë ky i fundit është prezantuar në klubin e tij të ri gjatë ditës së sotme, APOEL Nikosia. Tekniku italian jep leksione që në prezantim, teksa gazetarët duhet të mbajnë shënim.
Tramezani e ka mësuar nga Shqipëria, që futbollistët t’i prekësh për të dhënë maksimumin në fushën e lojës, duhet të ngacmosh dhe kërkosh pak në historinë e tyre. Te kuqezinjtë rezultoi me sukses, ne arritëm vetë historinë duke prekur Europianin.
“Mënyra më e mirë për të funksionuar si grup është të kuptojmë dhe shohim historinë tonë. Ky është një klub vërte fantastik dhe me struktura të mira. Gjithashtu fusha stërvitore ishte në gjendje të mirë.
Filozofia ime është të ruaj balancat dhe të tregojmë agresivitet ndaj kundërshtarit, për të pasur topin në zotërim. Unë përdor taktika të ndryshme në mbrojtje, ndonjëherë me tre dhe ndonjëherë me katër. Në këtë pikë, do të ishte më mirë të vazhdonim të luanim dhe pastaj të shohim sesi do të shkojnë gjërat”, u shpreh Tramezzani. /Shqipëria.ch/