You are here
Home > Kombëtarja > E ka marrë Shqipëria, flet sulmuesi i Chelseat: Më pëlqen shumë Sadiku, ka edhe emrin tim

E ka marrë Shqipëria, flet sulmuesi i Chelseat: Më pëlqen shumë Sadiku, ka edhe emrin tim

Armando Broja është grumbulluar së fundmi nga Shqipëria U-19 që drejtohet nga Nevil Dede. Një lojtar me prespektiv të madhe për të ardhmen, që luan edhe me të rinjtë e Chelseat.

Tashmë Kombëtarja e ka kthyer vështrimin nga talentet që vijnë nga Anglia dhe Broja është një prej tyre. Në një prononcim për faqen zyrtare të Federatës Shqiptare të Futbollit, talenti i Chelseat ka folur edhe për fëmijërinë e tij, pa harruar edhe zgjedhjen e kuqezinjve.

“Jam shumë i kënaqur që jam këtu, kam shumë dëshirë të luaj për Shqipërinë. Më pëlqen shumë dhe ekipi ka lojtarë shumë të mirë. Familja ime është e kënaqur që unë jam këtu. E kam filluar futbollin në moshën 5-vjeçare, duke luajtur në park dhe me shokë, kanë ardhur të më shikojnë nga Totenhami, më kanë pëlqyer dhe për vite kam luajtur aty.

Në moshën 10-vjeçare më ka blerë Chelsea dhe prej 7 vitesh luaj me skuadrën angleze. Idhulli? Ronaldo, më pëlqen shumë. Nga Shqipëria pëlqej Armando Sadikun, lojtar i mirë dhe për më tepër ka edhe emrin tim”, ka thënë Broja. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top