Gary Neville është padyshim një nga kritikët më të mëdhenj të futbollistit me origjinë shqiptare të Liverpulit, Xherdan Shaqirit. Shumë kohë më parë, ai është shprehur se pikërisht ky futbollist, ishte personi përgjegjës që e shkatërroi Stoken.
Kaq ka mjaftuar që edhe respekti i Shaqirit, të humbasë për një figurë të tillë që është me peshë në Angli, pasi për shumë kohë ka qenë edhe protagonist me “tre luanët”. Disi e kuptueshme, pasi edhe vetë fjalët e kësaj figure të njohur të futbollit anglez, shpeshherë e kanë tejkaluar limitin.
“Nuk më interesojnë fjalët e Neville. Dyshuan jo pak në transferimin tim te Liverpuli. Gjithsesi, unë e kam ruajtur qetësinë time. Duhej të isha i tillë, për shkak të përvojës së madhe që kam kaluar te Bajerni dhe Interi. A do e takoja Gary Neville për një kafe? Jo”, ishte përgjigja e prerë e Xherdan Shaqirit për “Blick”. /Shqiperia.ch/