
Një aventurë për t’u harruar ajo e Besnik Hasit në Arabinë Saudite, e cila nuk po shkon në mënyrën e duhur. Trajneri shqiptar nuk ka arritur të ambientohet lehtësisht me futbollin e këtij vendi, pasi ka dallim të madh nga Europa.
Kohët e fundit janë edhe më të vështirat në karrierën e Hasit, që tashmë ndodhet shumë pranë shkarkimit nga detyra. Me ekipin e Al Raed shija e fitores është harruar, pasi në 8 takimet e fundit numërohen 5 humbje dhe 3 barazime.
Sigurisht që një shkarkim i tillë nuk do të ishte e mirë për karrierën e trajnerit tonë dhe CV e tij, por duke ditur aftësitë e Hasit, rikthimi në Europë do të ishte dhe zgjidhja më e mirë. /Shqiperia.ch/