
Elseid Hysaj pritet që ditën e sotme të zbresë në fushën e lojës me ekipin e Napolit që nga minuta e parë. Legjionari ka përballë ish-ekipin e tij, ku u afirmua si lojtarë, sidomos në Itali, Empolin.
Roli i tij është mbrojtës i krahut të majtë dhe me këtë pozicion në fushën e blertë, nuk është se ka marrëdhënie “të ngushtë” me golin. Në të gjithë historinë e karrierës së tij si futbollist, Hysaj ka shënuar vetëm një gol, edhe atë kur mbante veshur fanellën e Empolit.
Që prej vitit 2014, mbrojtësi i Kombëtares nuk e njeh më golin. Ditën e sotme, për Elseidin ka nisur një kuotim i veçantë nga kompanitë e basteve, përsa i përket një goli të mundshëm që ndoshta mund të shënojë mbrëmjen e sotme, duke thyer njëfarë “mallkimi” të gjatë.
Kujtojmë që Elseid Hysaj është bashkuar me skuadrën e Napolit në vitin 2015, ku që prej asokohe ai ka qënë një titullarë i padiskutueshëm, sidomos gjatë kohës që skuadra napoletane drejtohej nga Sarri. /Shqiperia.ch/