
Serxho Kalaj është qendërmbrojtësi i Shqipërisë U-21 mbi të cilin do të përqendrohet edhe e ardhmja e kuqezinjëve. Futbollisti në fjalë ka qënë pjesë e të rinjëve të Lacios, ndërsa u thirr në disa takime edhe në skuadrën e parë që drejtohet nga Inzagi.
Ky i fundit ka besim të madh në aftësitë e mbrojtësit shqiptar, por është duke kërkuar momenti i duhur që lojtari 19-vjeçar të bëj debutimin. Vlerësimi i jashtëzakonshëm vjen edhe nga drejtuesit e klubit, që i kanë ofruar një kontratë të re Kalajt.
“Shkodrasport” raporton se mbasditen e sotme ky futbollist ka nënshkruar për tre vite të tjera kontratë te Lacio. Një motivim shtesë ky për Kalajn, që të tregojë gjithë aftësitë e tij dhe të marrë një rol të rëndësishëm në skuadrën e njohur të Serisë A. /Shqiperia.ch/