You are here
Home > Futboll Bota > E ka bërë me Shqipërinë, Atalanta i përgatit kurthin Ronaldos me Gjimshitin: Mos e lini në stol!

E ka bërë me Shqipërinë, Atalanta i përgatit kurthin Ronaldos me Gjimshitin: Mos e lini në stol!

Atalanta-Juventus do të jetë një nga takimet më të bukura dhe me më shumë interes gjatë ditës së nesërme, teksa kampionati italian do të luajë sërish pavarësisht festave të fundvitit.

Në mediat italiane gjatë orëve të fundit janë publikuar lajmet, në të cilët thuhet se Kristiano Ronaldo do të qëndrojë në stol ndaj Atalantës. Kjo për vetë dëshirën e trajnerit të bardhezinjve, që kërkon të lërë paksa në qetësi portugezin, pas një serie fitoresh në favor të Juventusit.

Nga minuta e parë do të luajë edhe Berat Gjimshiti, pas disa pezullimeve të klubi i Bergamos, me lojtarë të cilët janë ndëshkuar me kartonë të kuq. Me vëmendje të madhe pritet edhe dueli i Gjimshitit me Ronaldon, që njëherë ia ka dalë ta mbyllë portugezin kur luhej Shqipëri-Portugali.

Këtë e di më së miri edhe trajneri Gasperini, që e ka përgatitur mirë kurthin për yllin portugez, aqsa e kërkon me çdo kusht në fushë. “Kërkoj që Ronaldo të luajë me ne, këtë gjë duan edhe tifozët. Për ne do të jetë më e lehtë, me të në fushë, i mundim më thjeshtë. Mënyra? Do ua tregojmë në fushë”, u shpreh Gasperini. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top