You are here
Home > Kombëtarja > E justifikoi besimin e Gasperinit, Gjimshiti shpërblehet te Atalanta

E justifikoi besimin e Gasperinit, Gjimshiti shpërblehet te Atalanta

Nga një huazim në tjetrin, mes shumë peripecive do të niste aventura e mbrojtësit të Kombëtares te Atalanta.

Klubi nga Bergamo nuk do t’i besonte aftësive të tij, por nuk e llogaritën që kishin të bënin me një njeri kokëulur, punëtor, fjalëpak dhe që qëndron gjithmonë në pritje të shansit të tij. Më saktësisht, besimi nuk do të ishte në nivelin e duhur, sepse italianët nuk hoqën dorë kurrë nga ky njeri.

Tashmë në sezonin e ri, Gasperini i dha dhe një shans të fundit mbrojtësit të Shqipërisë. Nuk mund të shkonte ndryshe, Gjimshiti e shfrytëzoi në maksimum shansin e tij. Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, mjaftojnë paraqitjet e deritanishme të futbollistit shqiptar me Atalantën, këtij të fundit do t’i rinovohet kontrata për të vazhduar më gjatë. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top