
Shumë kohë pa u grumbulluar me Kombëtaren për Azdren Llullakun, që nuk ka qenë në formën më të mirë. Pas shumë peripecive, futbollisti shqiptar është duke gjetur disi qetësi në Rumani.
Vendi i titullarit ishte siguruar nga ana e Llullakut me Astrën, pasi ka realizuar disa herë dhe duke ndihmuar shokët e skuadrës. Por në ndeshjet e sotme ndaj Concordias, lojtari shqiptar u gjend në stol.
Trajneri e aktivizoi në minutën e 79, duke u penduar më vonë, teksa me vetëm 11 minuta në fushë arriti të realizonte, në atë fitore me shifrat 3-1. /Shqiperia.ch/