You are here
Home > Futboll Bota > E humb në lojën me këmbë, Guardiola e përfundon Muriqin si portier të katërt

E humb në lojën me këmbë, Guardiola e përfundon Muriqin si portier të katërt

Muriqi është portieri i ri i talentuar i cili debutoi me Kosovën në takimin e fundit, e më saktësisht në atë ndeshje të fituar me rezultatin 4-0 ndaj Azerbajxhanit.

Gardiani i cili ka luajtur edhe me Manchester City në dy takime në Kupë, duket se nuk e ka bindur Guardiolën me lojën dhe aftësitë e tij. Sipas asaj që raporton “The Guardian”, skuadra e njohur angleze po kërkon të marrë në skuadër një portier nga MLS, Zack Steffen, për të qenë zëvendësuesi i Ederson.

Gjithashtu vlen të theksohet se për trajnerin e njohur, loja me këmbë e njeriut që mbron shtyllat, duhet të jetë parësore. Pikërisht këtu humbet shumë Muriqi, që ka mangësi të theksuar në këtë anë. Në kushte të tilla, me rikthimin e Bravos nga dëmtimi, portieri shqiptar do i duhej të huazohej, pasi përfundonte si portier i katërt. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top