You are here
Home > Kombëtarja > E hoqi sa nuk ishte vonë, trajneri e pranon: Bare do merrte të kuqin, prandaj e nxorra nga fusha

E hoqi sa nuk ishte vonë, trajneri e pranon: Bare do merrte të kuqin, prandaj e nxorra nga fusha

Keidi Bare ka zhvilluar një tjetër ndeshje të jashtëzakonshme me Malagan, në barazimin me rezultatin 1-1 ndaj Kadizit. Mesfushori shqiptar ka vrapuar shumë kilometra në fushë, duke qënë edhe futbollisti me më shumë pasime të sakta, 51/56.

E vetmja pikë e dobët e tij është ndërhyrja e ashpër që e karakterizon, ndërsa duhet të falenderoj edhe arbitrin që nuk e pa kartonin e kuq. Trajneri e zëvendësoi në minutën e 75, ndërsa 10 minutat e fundit përpara se të dilte nga fusha me vendimin e Sanchez, Bare bëri tre faulla dhe e kishte një karton të verdhë të marrë nga pjesa e parë.

Tekniku i Malagas e ka pranuar hapur se kjo ishte arsyeja e vetme, që bëri të largohej mesfushori shqiptar nga fusha: “Bare, me mënyrën sesi ishte loja mund të ndëshkohej me të kuq. Publiku dhe lojtarët po protestonin gjithmonë dhe unë mora vendimin. Në futboll gjërat gjithmonë kushtojnë dhe duhet të mbronim veten”, ka thënë Sanchez. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top