
Një lojtar që ka rrëmbyër vëmendjen e kampionatit kroat, nuk kishte sesi të përfundonte jashtë listës së Shqipërisë.
Kjo e fundit nuk e ka luksin të lërë jashtë futbollistë të tillë, që janë të rrallë në gjirin e Kombëtares. Uzuni po kthehet gjithmonë e më shumë vendimtar për skuadrën kroate, Lokomotivën e Zagrebit, duke u kthyer në një titullar të padiskutueshëm edhe pse u transferua në Kroaci gjatë merkatos që sapo lamë pas.
Trajneri i tij, Tomiç, është padyshim edhe një nga mbështetësit më të mëdhenj të Uzunit. Për mediat kroate, Tomiç është shprehur: “Më vjen mirë që Uzuni gjeti golin e parë në Kroaci, sepse arriti qëllimin e tij dhe hoqi një barrë të rëndë nga shpina. Megjithatë ai gjithmonë ma ka treguar që është një lojtar i madh”, ka thënë tekniku i Lokomotivës së Zagrebit. /Shqipëria.ch/