You are here
Home > Kombëtarja > E gjithë vëmendja është te “tradhëtari”, Mihaj: Kombëtaren duhet ta ndjesh, nuk luan dot ndryshe

E gjithë vëmendja është te “tradhëtari”, Mihaj: Kombëtaren duhet ta ndjesh, nuk luan dot ndryshe

Panuçi ka bërë publike listën e lojtarëve të grumbulluar ndaj Izraelit dhe Skocisë, por mes shumë ndryshimeve, ajo që është komentuar gjerësisht është afrimi i Enea Mihaj.

Mbrojtësi 19-vjeçar ka luajtur më parë për pak minuta edhe me Shpresat e Shqipërisë, por më pas zgjodhi të largohej drejt Greqisë. Kur të gjithë në ambientin kuqezi e cilësonin Mihaj si një “tradhëtar”, gjithçka mund të ndryshojë pas ditës së sotme.

Kjo pasi Panuçi ka vendosur që t’i jap edhe një mundësi lojtarit të Panetolikos, që përpara disa kohësh shprehej se Kombëtaren duhet ta ndjesh, ose në të kundërt nuk duhet të luash për të.

“Deklaratat e mia në lidhje me kombëtaren greke?  Po, janë të vërteta. Nuk mund të flas pa marrë miratimin e klubit tim.

Nuk kam patur probleme me Bushin që nuk më aktivizoi më shumë minuta. Janë gjëra të tjera që ndikuan për largimin tim. Unë jam rritur në Greqi, kam kaluar fëmijërinë time këtu dhe u shkollova këtu.

Nuk e di mirë gjuhën shqipe dhe kjo ndikon. Kur luan për ekipin Kombëtar duhet të luash me zemër dhe ta ndjesh. Nëse nuk e ndjen, nuk është diçka e mirë as për ty, as për skuadrën”, ka thënë Mihaj përpara pak kohësh. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top