You are here
Home > Futboll Bota > E gjeti De Biazi në atë mënyrë, “peshkatari” Berisha: Çantën në krahë dhe kërkoj talente

E gjeti De Biazi në atë mënyrë, “peshkatari” Berisha: Çantën në krahë dhe kërkoj talente

Shumë vite më parë, teksa De Biazi do të merrte drejtimin e Shqipërisë, do të niste edhe zbulimin e talenteve. Mes tyre edhe Etrit Berishën, që asokohe një pjesë të madhe të ditës qëndronte duke peshkuar në Kalmar.

Në një intervistë për mediat italiane, para pak ditësh, Berisha ka shprehur edhe dëshirën e tij më të madhe. Për të kërkuar talente me çantën në krahë, ashtu si edhe De Biazi do e gjente në Suedi.

“Me çantën në krahë dhe duke kërkuar talente pas 10 vitesh. Kështu e shikoj veten, madje edhe duke hapur një shkollë futbolli në Kosovë”, ishte kjo dëshira e portierit të Shqipërisë, që njëkohësisht mbron edhe portën e Atalantës. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top