You are here
Home > Boks > E gjakosur nuk kërkonte të dorëzohej në finale, gjyqtarët i ndërpresin ëndrrën Kelmendit

E gjakosur nuk kërkonte të dorëzohej në finale, gjyqtarët i ndërpresin ëndrrën Kelmendit

Një moment incidenti, krenarie dhe motivimi mund të quhet ajo që na erdhi nga Majlinda Kelmendi në ditën e sotme. Xhudistja shqiptare nuk pranonte të dorëzohej me asnjë kusht në finale e kategorisë 52kg në Grand Slam, që po zhvillohet në Abu Dabi.

Sportistja jonë vinte nga një dëmtim i rëndë i kaluar më parë, ndërsa u paraqit në finale e zhvilluar ndaj italianes Giuffreda me hundën e mbrojtur, por duke pësuar një çarje pikërisht në këtë organ të trupit dhe duke pasur gjakderdhje.

Ndeshja u ndërpre fillimisht që të fshihej vendi ku po zhvillohej ndeshja, nga gjaku që e kishte përfshirë pas lëndimit të Kelmendit. Me maskën që u pajis xhudistja shqiptare, po i pengohej frymëmarrja dhe nuk mund të shihte lirisht.

Në kushte të tilla, gjyqtarët e kanë ndaluar ndeshjen, duke mos lejuar më zhvillimin e saj. Kelmendi e ka humbur në këtë mënyrë prekëse finalen e saj, ndërsa xhudistja italiane nuk e ka festuar fitoren, duke parë mënyrën sesi ka ardhur. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top