Një moment incidenti, krenarie dhe motivimi mund të quhet ajo që na erdhi nga Majlinda Kelmendi në ditën e sotme. Xhudistja shqiptare nuk pranonte të dorëzohej me asnjë kusht në finale e kategorisë 52kg në Grand Slam, që po zhvillohet në Abu Dabi.
Sportistja jonë vinte nga një dëmtim i rëndë i kaluar më parë, ndërsa u paraqit në finale e zhvilluar ndaj italianes Giuffreda me hundën e mbrojtur, por duke pësuar një çarje pikërisht në këtë organ të trupit dhe duke pasur gjakderdhje.
Ndeshja u ndërpre fillimisht që të fshihej vendi ku po zhvillohej ndeshja, nga gjaku që e kishte përfshirë pas lëndimit të Kelmendit. Me maskën që u pajis xhudistja shqiptare, po i pengohej frymëmarrja dhe nuk mund të shihte lirisht.
Në kushte të tilla, gjyqtarët e kanë ndaluar ndeshjen, duke mos lejuar më zhvillimin e saj. Kelmendi e ka humbur në këtë mënyrë prekëse finalen e saj, ndërsa xhudistja italiane nuk e ka festuar fitoren, duke parë mënyrën sesi ka ardhur. /Shqiperia.ch/