You are here
Home > Kombëtarja > E fundit/ Zyrtarizohet skuadra e re e Armando Sadikut, largohet nga Levante si huazim

E fundit/ Zyrtarizohet skuadra e re e Armando Sadikut, largohet nga Levante si huazim

Armando Sadiku është larguar zyrtarisht nga ekipi i Levantes. Është pikërisht ky njoftimi i fundit që vjen nga vetë skuadra e re e sulmuesit shqiptar, Malaga. Lojtari i Kombëtares do të jetë pjesë e Malagas për një sezon në formën e huazimit.

Një lajm i mirë ky për këtë sulmues, që nuk po gjente asnjë hapësirë të mundshme te Levante. Trajneri Lopez e kishte nxjerrë tërësisht jashtë projektit duke mos e grumbulluar për asnjë ndeshje të vetme në “La Liga”. Sadiku te Malaga do të gjejë edhe një tjetër futbollist shqiptar, pasi bën pjesë edhe mesfushori Keidi Bare.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top