You are here
Home > Kombëtarja > E fundit/ Zyrtari i Kosovës konfirmon “Shqiperia.ch”: Nuk kemi kontakte me Florian Kamberin!

E fundit/ Zyrtari i Kosovës konfirmon “Shqiperia.ch”: Nuk kemi kontakte me Florian Kamberin!

“Shqiperia.ch” ishte media e cila publikoi një artikull ekskluziv mbi zgjedhjen e Florian Kamberit. Kur të gjithë e dërgonin te Kosova pa pasur asnjë informacion mbi zgjedhjen e sulmuesit të Hibernianit, në bazë të burimeve tona të sigurta, zbuluam se lojtari në fjalë ishte mes Shqipërisë dhe Zvicrës.

Në muajin shtator do të vijë edhe zgjedhja përfundimtare, por sipas të gjitha gjasave pritet bashkimi me kuqezinjtë, pasi te helvetët ka hapësira të kufizuara. Ajo që ishte edhe më e çuditshme nga çfarë zbuluam, rezultonte fakti se Kosova nuk ishte futur në garë për Kamberin.

Të gjithën këtë sapo e ka pohuar edhe menaxheri i Kosovës për “Gazeta Olle”, Bajram Shala: “Kosova më herët ka qenë në kontakte me Florianin, por ai ka kërkuar më shumë kohë për të vendosur, kurse së fundmi, nuk kemi pasur ndonjë kontakt me të”, ka thënë Shala. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top