
Ashtu siç “Shqiperia.ch” kishte lajmëruar shumë ditë më parë, Agim Zeka e zyrtarizuar kalimin e tij. Futbollisti që më parë ishte pjesë e Leixoes si huazim, tashmë ka kaluar në Holandë.
Ai ka kaluar te Forttuna Sittard, që ndodhet në elitën e futbollit holandez. Një hap mjaft i mirë ky i futbollistit shqiptar, pasi kjo skuadër lufton për pozicionet e kreut dhe një vend në Europë.
Zeka është pjesë e Shqipërisë U-21, ndërsa shihet si një futbollist i rëndësishëm për të ardhmen e kuqezinjve. Kartoni i tij mbahej nga klubi i Lilës në Francë, megjithëse nuk pati mundësi të tregonte aftësitë e tij në këtë skuadër. /Shqiperia.ch/