You are here
Home > Kombëtarja > E fundit/ Veseli flet hapur: Nuk pres të jem në fushë, e kemi mundur njëherë Francën e Turqinë

E fundit/ Veseli flet hapur: Nuk pres të jem në fushë, e kemi mundur njëherë Francën e Turqinë

Shqipëria do të përballet ndaj Turqisë, në takimin e vlefshëm për kualifikueset e Europianit. Në konferencën për shtyp gjatë ditës së sotme, ka dalë edhe mbrojtësi shqiptar, Veseli.

Ky i fundit është shprehur se nuk e pret të jetë titullar në ndeshjen ndaj Turqisë, pavarësisht se luan gjithmonë i tillë me Empolin, nisur nga konkurrenca e madhe në Kombëtare.

“Ne do të mundohemi shumë që të marrim tre pikët ndaj Turqisë dhe të përqendrohemi ndeshje pas ndeshje. Qëllimi është fitorja dhe takimi i parë ka rëndësi të madhe. Nuk e pres të jem nga minuta e parë, vendimi është i trajnerit. Kam bërë paraqitje të mira me Empolin dhe dua të ndihmoj trajnerin.

Unë luaj në qendër të mbrojtjes, por edhe në krah të saj. Për Panuçin do të luajë atje ku do ai. Sot kemi një mbledhje dhe do e studiojmë kundërshtarin. Asgjë nuk është e pamundur, pasi Shqipëria e ka mundur njëherë Francën dhe Turqinë. Sulmi i kundërshtarëve është i mirë, por nuk është ndonjë gjë e jashtëzakonshme. Unë kam luajtur edhe me lojtarë më të fortë, prandaj të mos kemi frikë”, ka thënë Veseli. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top