You are here
Home > Futboll Bota > E fundit/ U zyrtarizua në klubin e ri, Muriq: Dua t’i tregoj Guardiolës se vlej sa Edersoni dhe Bravo

E fundit/ U zyrtarizua në klubin e ri, Muriq: Dua t’i tregoj Guardiolës se vlej sa Edersoni dhe Bravo

Arijanet Muriq është zyrtarizuar në klubin e ri me të cilin do të luajë në sezonin e ardhshëm. Bëhet fjalë për Notingham Forest, skuadrën që ka dy “Champions League” në historinë e saj dhe luan në “Championship”.

Bëhet fjalë për një huazim që portieri shqiptar të marrë eksperiencën e duhur, pasi kartoni i tij zotërohet nga Manchester City. Hapur e thotë edhe vetë Muriq në zyrtarizimin me skuadrën e re, se gjatë kësaj eksperience të re kërkon që t’i tregoj Guardiolës gjithë vlerat që zotëron.

“E kam zgjatur kontratën te City edhe me tre sezone të tjera dhe për mua është një krenari e madhe, e pabesueshme. E kam shijuar shumë sezonin e fundit, të jem pjesë e një skuadre të tillë dhe të fitoja “Premier League”. Shokët e skuadrës më dhanë shumë besim.

Tani dua t’i tregoj Guardiolës se kam kapacitetin dhe vlej sa Ederson dhe Bravo, portierë këta që janë më të mirët. Te Notingham Forest më jepet mundësia për të marrë eksperiencën dhe për të vazhduar përpara”, ka thënë Muriq. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top