You are here
Home > Kombëtarja > E fundit/ U vu në pikëpyetje nga Koronavirusi, ndryshon vendi ku do të luhet Shqipëri-Slloveni

E fundit/ U vu në pikëpyetje nga Koronavirusi, ndryshon vendi ku do të luhet Shqipëri-Slloveni

Koronavirusi ka bërë që të preket edhe bota e sportit. Pas ndeshjeve pa tifozë në Itali, anullimit të kampionatit në Zvicër, në pikëpyetje u vendosën edhe miqësoret e Kombëtares shqiptare të planifikuara në fund të këtij muaji. Rastet e para pozitive me koronavirus në vendin tonë kanë sjellë anullimin e ndeshjes kundër San Marinos, teksa takimi nuk mund të luhet as në mikroshtetin që ndodhet në Itali e as në Shqipëri.

Por i njëjti skenar nuk vlen për miqësoren me Slloveninë. Ndeshja me këta të fundit është vendosur që të luhet, me ndryshimin e vetëm të stadiumit dhe shtetit. I planifikuar fillimisht për t’u luajtur në Udine të Italisë, takimi me përfaqësuesen sllovene do të zhvillohet në Koper, më datë 30 mars në orën 20:45. Lajmi përcillet nga vetë Federata e Futbollit të Sllovenisë.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top