You are here
Home > Kombëtarja > E fundit/ U largua nga Dinamo e Bukureshtit, Naser Aliji bëhet me ekip të ri

E fundit/ U largua nga Dinamo e Bukureshtit, Naser Aliji bëhet me ekip të ri

Pasi zgjodhi vetë që të largohej nga Dinamo e Bukureshtit, mbrojtësi i Kombëtares, Naser Aliji, ka zyrtarizuar ekipin e ri. Ndërsa mbyllja e merkatos është gjithmonë e më afër, lojtari i Kombëtares ka arritur marrëveshjen me Budapest Honved, që ndodhet në elitën e futbollin hungarez.

Madje me një kontratë tre vjeçare, ndërsa do të mbajë edhe fanellën me numër “30”. Aliji është parë te Kombëtarja si pasuesi më i denjë i Ansi Agollit, duke na ndihmuar edhe në periudhën e artë të Europianit të Francës. Disi i penalizuar nga skema me tre qendërmbrojtës që ka sjellë Reja, Aliji mbetet një forcë më shumë për kuqezinjtë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top