
Federata Turke e Futbollit ka publikuar vetëm para pak minutash vendimin e saj për takimet e mbetura në kualifikueset e Europianit. Kështu, kanë mbetur vetëm 3 ndeshje që turqit do t’i luajnë në shtëpi nga fundi i këtyre kualifikueseve.
E veçantë është fakti që tre takimet do të zhvillohen në tre stadiume të ndryshme. Ajo që na intereson mbetet padyshim përballje me Shqipërinë në tetor, e cila do të zhvillohet në “Ulker Stadium”. I njohur ndryshe edhe si “Şükrü Saracoğlu”, është një nga arenat më të mira në Turqi dhe që përdoret nga ekipi i Fenerbaçes.
Kapaciteti i stadiumit shkon përafërsisht deri në 50.000 ulëse. Për të vazhduar më tej, përballja ndaj Andorrës do të luhet në “Vodafone Park”, ndërsa ajo ndaj Islandës në “Telekom Stadium”. /Shqiperia.ch/