You are here
Home > Kombëtarja > E fundit/ Trajneri i Shqipërisë mungon në shortin e Ligës së Kombeve, nuk fluturonte dot nga Italia

E fundit/ Trajneri i Shqipërisë mungon në shortin e Ligës së Kombeve, nuk fluturonte dot nga Italia

Në orën 18:00 do të mbahet edhe shorteu për edicionin e ardhshëm të Ligës së Kombeve. Shqipëria ndodhet në vazon e parë për grupin C dhe pret të mësojë kundërshtarët që do të ketë në grup, ndërsa ekzistojnë edhe mundësitë për një përballje me Kosovën. Në këtë shorte që zhvillohet në Amsterdam do të jetë i pranishëm edhe Delegacioni i Federatës Shqiptare të Futbollit, i kryesuar nga presidenti Armand Duka dhe sekretari i përgjithshëm Ilir Shulku.

Ndërkohë “Sport Ekspres” mëson se trajneri i Kombëtares sonë të futbollit, Edoardo Reja, nuk do të ketë mundësinë të ndjekë nga afër hedhjen e shortit sa i përket Ligës së Kombeve. Arsyeja është pikërisht përhapja e koronavirusit në Itali, që ka sjellë edhe bllokimin e fluturimeve nga aeroportet e shtetit fqinj.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top