You are here
Home > Kombëtarja > E FUNDIT/ Sulmuesin e Shqipërisë do ta drejtojë Andrea Pirlo, Vrioni në duart e një kampioni

E FUNDIT/ Sulmuesin e Shqipërisë do ta drejtojë Andrea Pirlo, Vrioni në duart e një kampioni

Xhakomo Vrioni ka fatin e madh që të stërvitet dhe përgatitet nga personalitet më të njohur të futbollit europian. Futbollisti i Shqipërisë ka qenë i ftuar në tre raste nga ana e Sarrit në ekipin e parë të Juventusit, megjithëse nuk ka arritur ende të debutojë.

Ndërkohë fitoi edhe për herë të parë një titull me bardhezinjtë te U-23 vetëm pak ditë më parë në Kupën e Italisë në Serie C. Një lajm i fundit ka ardhur nga Italia atje ku është zyrtarizuar si trajneri më i ri i ekipit të dytë të Juventusit, njeriu kampion dhe “truri” i ekipeve ku ka luajtur, Andrea Pirlo. Ky i fundit do të marrë menjëherë në dorëzim në skuadrën për vazhdimësinë, ndërsa sulmuesi i Shqipërisë do të ketë shumëçka për të mësuar nga një legjendë e tillë. /Sport Ekspres/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top