You are here
Home > Kombëtarja > E fundit/ Shumë kohë i dalë nga vëmendja, shfaqet Shkëlzen Gashi mes duartrokitjeve

E fundit/ Shumë kohë i dalë nga vëmendja, shfaqet Shkëlzen Gashi mes duartrokitjeve

Shumë kohë pushimi për Shkëlzen Gashin, sulmuesin e Shqipërisë, që i dha fund aventurës me Kolorado Rapids. Muajt kanë kaluar por ende asnjë vendim i ri nuk ka ardhur për karrierën e këtij lojtari, ku ka pasur vetëm një haludim për të kaluar te Grashopërsi.

Por edhe kjo pistë u mbyll në mënyrë të menjëhershme, pasi ekipi që ra nga elita në Zvicër nuk i kishte kushtet e duhura për të marrë Gashin. Së fundmi lojtari kuqezi është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes së mediave.

Këtë herë mes duartrokitjeve të të pranishmëve, pasi tërhoqi titullin “Nderi i qytetit”. Ceremonia u organizua nga komuna e Klinës, që zgjodhi të nderonte në këtë mënyrë Shkëlzen Gashin. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top