You are here
Home > Kombëtarja > E fundit/ Shqipëria mbërrin në Gjermani, drekon te restoranti i familjarëve të Milot Rashicës

E fundit/ Shqipëria mbërrin në Gjermani, drekon te restoranti i familjarëve të Milot Rashicës

Shqipëria vazhdon të përgatitet për takimin e parë ndaj Islandës, i vlefshëm për kualifikueset e Europianit. Këtë herë është ndryshuar vendodhja, pasi nuk do të vazhdohet më te “Tropikali” në Durrës”, por skemat do të zbatohen në Frankfurt të Gjermanisë.

Futbollistët janë nisur në orën 09:00 nga Rinasi, për të mbërritur në Gjermani. “Shqiperia.ch” mëson se lojtarët e Kombëtares kanë mbërritur fillimisht në Koln, atje ku kanë bërë edhe një ndalesë për të drekuar.

E si mundej që të mos bëhej fjalë për një biznes shqiptar? Shqiptarët janë të shpërndarë kudo në Europë dhe botë, e sidomos kur bëhet fjalë për në Gjermani që janë të shumtë. Stafi kuqezi ka drekuar në restorantin e çunit të xhaxhait të Milot Rashicës, duke bërë edhe disa fotografi nga aty. Menjëherë më pas ka nisur edhe rrugëtimi drejt Frankfurtit, teksa pritet që stërvitja e parë të kryhet në orën 17:00. /Klaudio Ndreca- Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top