You are here
Home > Kombëtarja > E fundit/ Shqipëria kap trenin e fundit në Izrael, publikohen çmimet e biletave

E fundit/ Shqipëria kap trenin e fundit në Izrael, publikohen çmimet e biletave

Ditën e sotme kanë dalë biletat në shitje për ndeshjen Izrael-Shqipëri, për kompeticionin “Liga e Kombeve”.  Sfidë kjo që do të luhet në ditën e dielë në orën 20:45, në stadiumin “Tuner Stadium” të Izraelit.

Federata Shqiptare  Futbollit në faqen e saj zyrtare ka bërë me dije çmimet e biletave në këtë ndeshje dhe sektorin e tribunës ku do akomodohen tifozët kuqezi të Kombëtares tonë. Një biletë kushton 22 euro në tribunën 9 të stadiumit. Ndërsa në tribunën 2 të stadiumit “Tuner Stadium” një biletë kushton 37 euro.  Megjithëse sfida zhvillohet paska larg në anën gjeografike, pritet një numër i konsiderueshëm tifozësh, ku edhe këtë herë nuk mund të mungojë banderola “Tifozët kuqezi”.

Njoftimi i plotë:

“Federata Shqiptare e Futbollit njofton të gjithë sportdashësit se ka filluar shitja e biletave për ndeshjen e rradhës të kuqezinjve, Izrael-Shqipëri e vlefshme për UEFA NATIONS LEAGUE, ku bëjmë pjesë në Ligën C, grupi i parë. Ndeshja e kthimit Izrael-Shqipëri do të zhvillohet me datë 14 tetor ora 20:45 në stadiumin “Turner Stadium” në qytetin Beer Sheva në Izrael. Tifozët e kombëtares sonë do të jenë të vendosur në hyrjen numër 9, që i përket miqve si sektor, ku biletat në këtë sektor kushtojnë 22 euro/copa. Poashtu për tifozat e Shqipërisë do të jetë edhe tribuna numër 2, ku biletat kushtojnë 37 euro/copa.
Të interesuarit janë të lutur të paraqiten pranë zyrave të FSHF për të blerë bileta, me kartë identiteti ose pasaportë”, shkruan FSHF në faqen zyrtare të saj. /Shqipëria.ch/

 

 

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top