
Ndoshta rasti i Kastriot Dërmakut nuk do të jetë i fundit te Kosova. Pas përplasjeve që mbrojtësi pati me trajnerin Shaland, u largua nga “dardanët”, për t’iu bashkuar Shqipërisë.
Këtë veprim mund ta bëj edhe kapiteni i Kosvoës U-21, i talentuari Ardian Ismajli. Sa shumë e kërkoi Panuçi këtë njeri, teksa në qendër të mbrojtjes, është një mur i vërtetë për t’u kaluar. Por vetë futbollisti zgjodhi që të vazhdojë me Kosovën.
Tashmë ka një ndryshim të historisë. Shaland e la Ismajlin jashtë listës për dy ndeshjet e tetorit, ndërsa e ftoi lojtarin për takimin ndaj Ishujve Faroe, pas dëmtimeve të shumta që kanë “dardanët”. Sipas asaj që raporton “Gazeta Olle”, Ismajli e ka refuzuar ftesën, duke mos pranuar të grumbullohet me Kosovën, për shkak të mënyrës së trajtimit.
Ky reagim lë hapur mundësinë që futbollisti të përsëris rastin e Dërmakut, për t’iu bashkuar kuqezinjve në të ardhmen, ndërsa interesi i Federatës tonë për të marrë shërbimet e lojtarit, ka qenë i lartë, nisur kjo nga vetë potenciali i tij. /Shqiperia.ch/