
Në prag të dy takimeve që Kosova do të luajë në muajin mars, ka vend për shumë optimizëm në rradhët e dardanëve. Kjo pasi futbollistët e saj ndodhen në formën më të mirë. Megjithatë një lajm i keq vjen nga Zvicra, në takimin mes Zurichit dhe Xamax.
Mesfushori shqiptar, Hekuran Kryeziu është dëmtuar dhe ka dalë nga fusha e lojës. Në minutën e 20 të takimit pas një kontakti me Di Nardon, mesfushori është larguar i dëmtuar pas dhimbjeve të ndjerë në shpinë.
Vendin e tij e ka marrë mbrojtësi tjetër i Kosovës, Mirlind Kryeziu. Ende mbetet enigmë për të parë shkallën e dëmtimit të Hekuran Kryeziut, që është një lojtar i rëndësishëm për Shaland. /Shqiperia.ch/