
Të gjithë e mbajnë mend Valdet Ramën dhe periudhën e artë që kaloi te Kombëtarja. Ky futbollist ishte një nga më të mirët te kuqezinjtë në kohën që luante edhe me Valadolidin në “La Liga”.
Megjithatë karriera nuk i mori në mënyrën më të mirë të mundshme, ndërsa provoi edhe aventurën me Kukësin në Superiore. Pa kaluar ende disa orë nga njoftimi i largimit të Ramës, me zyrtarizimin e verilindorëve, sulmuesi shqiptar ka firmosur me ekipin e ri.
Bëhet fjalë për Mepenin që luan në kategorinë e tretë gjermane, ndërsa është firmosur për dy vite me të drejtë rinovimi edhe për një vit tjetër. Trajneri i kësaj skuadre, Christian Neidhart, zbulon edhe prapaskenën: “Ishte në krye të dëshirave tona, me përvojën e jashtëzakonshme që ka. Mund të luajë përpara, në të dyja krahët dhe të përdoret si një “10”, ka thënë tekniku i Mepenit, ndërsa e gjithë vonesa erdhi për shkakun se Rama duhej të luante edhe ndeshjet e Europës me Kukësin.
Nga ana tjetër, vetë lojtari i Kombëtares ka thënë: “Diskutimet me krerët e këtij klubi ishin shumë të mira dhe unë menjëherë u ndieva mirë. Kisha shumë oferta të tjera, por doja të luaja prapë në Gjermani. Mepen është një ekip me traditë dhe mezi po pres që të luajë këtu”. /Klaudio Ndreca-Shqiperia.ch/