You are here
Home > Kombëtarja > E fundit/ Sadiku: Kemi vënë bast me trajnerin Panuçi, nëse fitojmë 6 pikë gati dhurata

E fundit/ Sadiku: Kemi vënë bast me trajnerin Panuçi, nëse fitojmë 6 pikë gati dhurata

Shqipëria do të përballet ndaj Turqisë dhe Andorrës, në dy takimet e para të vlefshme për kualifikueset e Europianit. Në konferencë për shtyp, i pranishëm ka qënë edhe sulmuesi i Kombëtares, Armando Sadiku. Ky i fundit ka vendosur theksin në faktin se kuqezinjtë i ka munguar një lojtar goli deri tani.

“Pas një viti jam rikthyer në Kombëtare, me shumë energji dhe mezi po pres që të jap më të mirën, për t’u kthyer atje ku e kam lënë. Shqipërinë e kam ndjekur gjithmonë edhe kur kam munguar. Megjithëse nuk kemi qënë mirë, por kur luajmë së bashku, gjërat ndryshojnë. Deri tani ka munguar goli, ndërsa me rikthimin tim shpresoj që të kthehemi atje ku duhet.

Pastaj zgjedhjet i takojnë trajnerit, ai e di se çfarë do bëhet me aktivizimin tim. Jam i lumtur që kam edhe sulmues të shpejtë që mund të mbështesin me topa në krahë. Turqia ka lojtarë me më shumë emra se ne. Nuk do e nënvlerësojmë kundërshtarin nisur nga fitorja e parë. Tashmë kërkojmë që të dalim me 6 pikë nga dy takimet. Në mëngjes trajneri na ka premtuar dhe vënë bast me ne, se nëse marrim pikët maksimale, do të na dhurojë diçka”, ka thënë Sadiku. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top