
Nëse flasim për Shqipërinë e Europianit, atëherë të gjithë të flasin për De Biazin. Megjithatë, duke harruar faktin se pa Tramezzanin, ndihmës trajnerin që hyri aq thellë në zemrën e shqiptarëve, De Biazi nuk mund të funksiononte. Pra, dy arkitektë ishin ata që bën historinë me kuqezinjtë.
Këtë e tregoi vetë koha, teksa Shqipëria nuk po arrinte më të njëjtat rezultate, me largimin e Paolo Tramezzanit. Dy aventura te Lugano dhe Sion që ndoshta nuk zgjatën shumë, por që e treguan më së mirë se për çfarë tekniku flasim.
Tashmë në Itali e bëjnë fakt të kryer, Tramezzani ka arritur marrëveshjen me ekipin qipriot, APOEL Nicosia, ndërsa zyrtarizimi tashmë duket një çështje e mbyllur. /Shqipëria.ch/