You are here
Home > Kombëtarja > E fundit/ Roshi flet nga “Tropikali”: Përgatisim çdo ditë skema, jam në formën time më të mirë

E fundit/ Roshi flet nga “Tropikali”: Përgatisim çdo ditë skema, jam në formën time më të mirë

Odise Roshi është një nga rikthimet e Shqipërisë për ndeshjen kundër Islandës, pas një dëmtimi që e la gjatë jashtë fushës së blertë. Si një finale është kjo përballje për kuqezinjtë, që në rast se duan të shpresojnë për kalimin nga grupi, nuk duhet të dalin pa pikë nga kjo transfertë.

I pranishëm në konferencën për shtyp nga “Tropikali”, ishte edhe futbollisti i Akhmatit. Roshi u shpreh se te Kombëtarja po përgatiten çdo ditë skema për t’ia dalë me Islandën, ndërsa nuk thotë asnjë fjalë më shumë për Panuçin.

“Shqipëria ka lojtarë të mirë dhe praktikojmë gjithmonë skema. Tani duhet t’ia lëmë fushës, kemi shanset tona për të fituar. Nuk mund ta hedhim poshtë Panuçin, sepse jemi futbollistë profesionistë.Por me Rejan gjithçka është perfekte, sepse ka edhe eksperiencën. Unë jam në 100% të formës time dhe gati për të dhënë më të mirën me Kombëtaren. Islanda ka ekip të fortë dhe e kam parë edhe kundra Francës”, ka thënë Roshi. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top