Florent Hasani po i bashkohet Kosovës paksa më shpejtë nga çfarë ishte menduar. Sulmuesi që luan me DVTK në Hungari, e ka marrë ftesën e Shaland për dy takimet e marsit.
Të paktën kështu raporton “Sporti në KTV”, që e quan të mbyllur afrimin e këtij futbollisti. Hasani ka zhvilluar takime të një niveli të lartë në kampionatin hungarez, ndërsa ishte vendimtar edhe në takimin e fundit.
Në fitoren me rezultatin 1-0 ndaj Pushkash Akademi, do të ishte pikërisht ky lojtar që do të vendoste fatin e takimit. Padyshim që do të jetë një vlerë e shtuar për dardanët për dy takimet e marsit, kundër Danimarkës dhe Bullgarisë. /Shqiperia.ch/